Policia: Në zjarr u përfshi një objekt biznesi dhe jo hotel ‘Amsterdam’

Kronika February 07, 2016 - 18:37

Lajmi se është përfshirë nga zjarri ‘Hotel Amsterdam’, nuk qëndron të jetë i saktë. Në zjarr është përfshirë një objekt biznesi i cili gjendet afër hotelit në fjalë. Këtë e ka konfirmuar për zëri.info Kristë Gjokaj, komandant i policisë në zonën e Gjakovës.

“ Në kemi marr një informacion rreth orës 17:00 se ka zjarr në këtë periferi mirëpo nuk bëhet fjalë për hotelin ‘Amsterdam’ por për një objekt biznesi i cili gjendet afër këtij hoteli”, ka thënë Gjokaj.


Gjokaj poashtu tha se zjarri është lokalizuar me kohë dhe se gjithçka është në rregull, sipas tij dyshohet se zjarri ka ardh si pasoj e rrymës./ZËRI