Rrah nënën dhe dajën, 30 ditë paraburgim

Kronika November 20, 2018 - 14:13
Lexo Detajet

Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se të pandehurit J.B ka bërë kërkesë që t’ i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Gjatë kësaj periudhe, ai do të qëndrojë në Institucionin e Kujdesit Shëndetësor në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në QKUK.

I njëjti, dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe dajën e tij.

Me këtë veprim, ai dyshohet se ka kryer veprën penale, “Lëndim i lehtë trupor”