Një i mitur në gjendje të rëndë pas goditjes nga vetura në Pejë

Kronika November 19, 2018 - 19:56
Lexo Detajet

Në hyrje të Pejës ka ndodhur një aksident trafiku. Sipas informacioneve, një veturë ka goditur një fëmijë i cili mendohet të jetë 11 vjeç.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka dhënë detaje për aksidentin në fjalë. “Aksidenti ka ndodhur në fshatin Leshanë të Pejës rreth orës 15:20. Në këtë aksident kanë qenë të invlvuar një veturë dhe një këmbësor. Viktima është dërguar fillimisht në spitalin rajonal në Pejë, dhe pastaj pas gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në QKUK”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.

Image