Humbi jetën nga i ftohti në Itali, zbulohet emri i shqiptarit

Kronika November 19, 2018 - 13:36
Lexo detajet!

Mëngjesin e ditës së djeshme një shqiptar u gjet i pajetë në rrugën Sidoli të Milanos.
Mësohet se 47-vjeçari Ardjan Sulo, u gjet në një park nga kalimtarë të rastit, të cilët njoftuar shërbimet e emergjencës.

Kur këta të fundit mbërritën në vendngjarje konstatuan se shqiptari kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë autoritetet policore bënë të mundur identifikimin e shqiptarit, si dhe nisën hetimet për vdekjen e tij.

Paraprakisht në trupin e Sulos nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshimet janë se ai gjeti vdekjen si pasojë e temperaturave të ulëta gjatë natës.

Ndërsa sipas mediave ai kishte kërkuar strehim edhe tek një kishë, por ishte refuzuar.