Eksperti i komunikacionit tregon shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Kosovë

Kronika November 18, 2018 - 20:45
Lexo Detajet

Dita botërore e përkujtimit të viktimave në trafik e gjen Kosovën në gjendje aspak të mirë

E diela e tretë e muajit nëntor, shënon ditën botërore të përkujtimit të viktimave në trafik.

E vetëm në 24 orët e fundit, janë shënuar 18 aksidente rrugore në territorin e Kosovës.

Gjashtë është numri i të vdekurve nga këto aksidente, ku tre prej tyre nga e njëjta familje.

Se kjo ditë e gjen Kosovën në një gjendje aspak të mirë, e thotë edhe eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, raporton T7.

Sipas tij, një tjetër shqetësim është që në Kosovë, nuk ka institucione që merren me masat preventive për parandalimin e aksidenteve, dhe se ekspertet e komunikacionit nuk janë të profilizuar.

Ai thotë se shkaktarë tjetër të aksidenteve, janë edhe pikat e zeza në rrugë, që sipas Dedajt, në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit, në vendin tonë, nuk janë të identifikueshme.

Tutje, Dedaj thotë që ka mangësi edhe tek mirëmbajtja e rrugëve.

E me rastin e fillimit të stinës së dimrit, Dedaj thotë se paraqitet edhe akulli i zi, një fenomen që paraqitet kur dendësia e mjegullës është e madhe dhe temperaturat janë nën minus 5 gradë celsius.

Tregon edhe dy vende ku rrezikshmëria nga ky akull, është e madhe.

Në fund, Dedaj ka këshilluar të gjithë vozitësit që ta bëjnë ndërrimin e gomave, nga ato verës në të dimrit, të kenë kujdes me adaptimin e shpejtësisë, dhe në rast të aksidenteve zinxhirore, të mos qëndrojnë afër veturave.