Vëllai denoncon Burdushin se ia rrënoi motrën me trajtimin e pandërgjegjshëm mjekësor

Kronika November 18, 2018 - 15:18
Detajet

Një nga ish-klientët e Burdushit, Afrim.M po kërkon ballafaqim me mjekun popullor në polici, prokurori e gjykatë.

Burdushin po e akuzon se ia ka rrënuar motrën me trajtimin e pandërgjegjshëm mjekësor.

Në momentin që familja M, i ka ndejkur sygjerimet e Burdushit se si të veprojnë me vajzën e tyre e cila po priste që ish-burri ta merrte në Itali gjendja ishte i përkeqësuar asaj, kishte mbetur rreth 74 orë pa vetëdije.

Për dy vizita familja e kishte paguar Burdushin rreth 500 marka.

Në vijim rrëfimi i plotë i vëllait të të dëmtuarës e cila nga ajo periudhë siç thotë Afrimi, ka fituar krizë nervore.

Para 22 viteve familja e Afrim.M (mbiemri dhe vendbanimi s’i publikohet qëllimisht), kishin dëgjuar se Burdushi dhe babai i tij u ndihmojë njerëzve për zgjidhjen e problemeve. Në atë kohë motra e Afrimit kishte qenë e martuar dhe po priste që burri t’i ja bënte letrat e nënshtetësisë italiane. Procedurat po vonoheshin dhe ish-kunati i saj u kishte thënë familjes M që të shkonin në vizitë te Burdushi për t’u shpejtuar procedura e bashkimit të saj me burrin në Itali.

Në fillim te Burdushi kishte shkuar babai dhe ish-kunati i motrës së Farimit. Atyre Burdushi u kishte kërkuar të i sjellnin dhe të varreve. Dheun e varreve Burdushit ia kishte dërguar Afrimi. Atij Burdushi i kishte thënë që dheun ta fuste diku në arat e fshatit, por pas atij momenti motra e tij kishte mbetur pa vetëdije.

“Vëllai i dhandrit vjen te baba thotë mujm mja gjetë një person që munet me shkru në itali. Po Burdushi i kishte lyp dhe të vorreve, Dheun e vorreve ja kom çu unë. Për Zotin prej momentin që Burdushi e ka marrë dheun, mka thonë shtinë në ara, 74 orë motra u kon pa vetëdije”, rrëfen Afrimi për Gazetën Express.

Afrimi thotë se motra e tij ka qenë e shëndetshme mendërisht dhe fizikisht por pretendon se Burdushi e ka shkatërruar. E dëmtuara tani ndodhet nën ndikimin e qetësuesve dhe hapave të tjerë. Afrimi e permënd se motra ka përdorur edhe hajmali të mjekut popullor.

Afrimi tregon se rastin nuk e ka denoncuar në polici për shkak se nuk ka ditur si ta trajtojë por thotë se është në gjendje të ballafaqohet sot me Burdushin.

“Jom shumë i dëmtum jam në gjendje m’i dalë përpara Burdushit. Kom qef mu ballafaqu me to jom në gjëndje me plas atë dushman, ma ka sos shpirtin”, shprehet Afrimi.

“E ka bo motrën me folë vet me veti”, vazhdon rrëfimi. Për këto vizita të Burdushi familja kishte paguar rreth 500 marka.

“Minimumi unë ja kom dhan Burdushit 500 marka. Jom në gjendje muballafaqu me të. Për smundjen e mortës edhe plus e ka shkurorëzu. Unë motrën e kom pas myslimane i ka falë krejt vaktet, sot është e paaftë edhe pin kokrra”, thotë Afrimi.

Edhe pas më shumë se dy dekadave Afrimi thotë se motra flet për dheun e varreve.

Ditë më parë Burdushit i është ngritur një aktakuzë për veprën penale “mashtrim”.

Aktakuza thekson se një personit Burdushi ia ka marrë 2 mijë euro për ta shëruar nga depresioni. Ndërsa të premtën Policia dhe Prokuroria Themelore e Prizrenit kanë bastisur shtëpinë e tij, më pas edhe e arrestuan.

Prokuroria ka konfirmuar se Burdushi po hetohet për pesë vepra penale si: Fajde, Shmangie nga tatimi, mashtrim, armëmbajtje pa leje dhe ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore. Sipas kodit penal të Republikës së Kosovës, në rast se Burdushi shpallet fajtor për këto veprimtari të jashtëligjshme mund të dënohet me më shumë se një dekadë burgim.

Ndërsa, dje Gjykata ka shqiptuar një muaj paraburgim për Hysri Peqanin