Plagosje me armë në Prishtinë

Kronika November 18, 2018 - 12:34
Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë ka ndodhur një plagosje me armë. Si pasojë e gjuajtjes me armë lëndime ka marrë një person i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku edhe nga mjeku është konstatuar që ai është jashtë rrezikut për jetë, transmeton “zëri.info”.

Sipas policisë pas këtij rasti është arrestuar njëri nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE: I uzurpon pronën viktimës, arrestohet i dyshuari

“Rr. Motrat Qiriazi, Prishtinë 17.11.2018 – 18:50. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë-shqiptarë për motive ende të pa njohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar-shqiptar. Viktima i plagosur nga arma e zjarrit është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja. Njësia policore ka arrit të arrestojë njëri nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është në arrati”, thuhet në raportin e policisë. /ZËRI