Mbante familjen me punë në Gjermani: Rrëfimi për 24-vjeçarin që vdiq në aksidentin e së premtes në Mramor

Kronika November 18, 2018 - 08:39
Detajet

Agron Shala, 24 vjeçar, nga fshati Ponesh i komunës së Gjilanit, kohë pas kohe shkonte në Gjermani si shumë të rinjë tjetër kosovarë për të bërë punë sezonale, në mënyrë që ta mbante familjen e tij. Por, këtë punë ai më nuk do të mund që ta bëjë. Kjo ngase Agroni bashkë me tre anëtarë të familjes së tij, ndërruan jetë tragjikisht mbrëmjen e së premtes në një aksident trafiku në të cilin u përfshi edhe eskorta e ambasadores turke. Familjarët fajësojnë eskortën e ambasadores turke si shkaktar të aksidentit. Të tri viktimat do të varrosen sot në Ponesh. 

Kanë hapur të pamën për t’i pritur njerëzit për ngushëllime pas vdekjes së tre anëtarëve të familjes së tyre. Agron Shala 24 vjeç, Osman Shala dhe Arife Shala 88 vjeç, janë tre pjestarët e familjes Shala  nga fshati Ponesh i komunës së Gjilanit që ndërruan jetë në aksidentin tragjik të ndodhur në Mramor të premtën mbrëma. Në aksident ndërroi jetë edhe mbesa e familjes Shala, Elfete Rashiti 65 vjeçare. 

Në këtë aksident ishte përfshirë edhe eskorta e ambasadores së Turqisë në Kosovës, Kivilcim Kiliç.

Por nga familja e të ndjerëve, po deklarojnë se nuk e dijnë se si ka ndodhur aksidenti dhe se kush ka qenë në shpejtësi e kush jo.

Daja i Agronit, thotë se në aksidentin që ndodhi të premten, ishin tre vetura të kësaj familje që kishin shkuar në një të pame tek familjarët e tyre.

“Aksidenti ka ndodhur duke u kthyer nga e pamja tek gjyshja e Agronit. Ishin tre vetura të kësaj familje ku është aksidentuar me eskortën e Turqisë”, u shpreh daja i të ndjerit.

Familja hap të pamen në fshatin Ponesh

“..ende nuk e dijmë saktësisht se cfarë ka ndodhur. Por kur ata kanë ardhur në Mramor, ambasadorja turke me Q7 kerrin, gjoja se ai djali ka hy në tejkalim dhe e ka goditë prap Audia nga prapa”, shpjegon për aksidentin njëri nga familjarët e së ndjerit.

Aty deklarojnë se familja Shala kushtet financiare nuk i kanë të mira. I vetmi burim financiar ishte puna që tashmë e bënte i ndjeri, Agroni, 24-vjeçar i cili ksihte punuar në Gjermani.

“Kushtet nuk i kanë aq mirë, ngase nuk punon asnjëri nga familjarët. Ky ma (Agroni), ka qenë azil dhe e kanë kthyer në Kosovë”, rrëfehen nën lot nga familja etë ndjerëve.
Agron Shala 24 vjeç, Osman Shala dhe Arife Shala 88 vjeç, do të varrosen sot gjatë ditës në varrezat e fshatit Pones të komunës së Gjilanit.

E ndërkohë që organet e hetuesisë kosovare po i vazhdojnë hetimet rreth këtij aksidenti të rëndë.

 Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, deklaroi për mediat se sipas vendit të ngjarjes, shkaktar i aksidentit është tejkalimi.

‘Sipas vendin të ngjarjes, shkak i aksidentit është tejkalimi nga vetura ku mbetën të vdekur tre persona, edhe pse në atë pjesë tejkalimi ka qenë i lejueshëm’’, tha Beka.
Ai shtoi se për këtë aksident nuk ka ende ndonjë person të ndaluar.

Vendi ku ka ndodhur aksidenti

‘Të ndaluar nuk ka njëherë, po presim ekspertizën rreth aksidentit, por shenjat e para janë se fajtor i këtij aksidenti është ngasësi i veturës, i cili ka vdekur’, tha Beka.

Ai shtoi se sipas prokurorit kujdestar, edhe pse tejkalimi në atë pjesë ka qenë i lejueshëm, shoferi i veturës nuk e ka matur mundësinë për tejkalim.

Në këtë aksident ishte përfshirë edhe eskorta e ambasadores së Turqisë në Kosovës, Kivilcim Kiliç.

Kryeprokurori Beka tha pse nga eskorta e ambasadores më së shumti lëndime ka pësuar kjo e fundit.

Ambasadorja turke që pësoi lëndime në këtë aksident është dërguar në Turqi për trajtim mjeksor. /Express