Vdes një grua nga aksidenti në Malishevë, motra e saj në gjendje të rëndë

Kronika November 17, 2018 - 21:39
Lexo detajet!

Një aksident ka ndodhur në Malishevë, ku për pasojë një grua ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë.

Mjeku kujdestar, Avdush Bajgora e ka konfirmuar rastin.

Po, nga aksidenti në Malishevë një grua ka vdekur në QKUK, ndërsa, motra e saj është në gjendje të rëndë”, ka thënë shkurt Bajgora për Indeksonline.

Ndryshe, për dy ditë janë pesë viktima nga aksidentet.

4 viktima janë nga aksidenti i mbrëmshëm, ndërsa edhe sonte viktima e pestë.