Haradinaj shkon për t`i ngushëlluar familjarët e të vdekurve në aksidentin në Mramor

Kronika November 17, 2018 - 16:28
Detajet

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj sot ka qëndruar në qytetin e Gjilanit për ngushëllime tek familjarët e të vdekurve në aksidentin i cili ka ndodhur dje në magjistralen Prishtinë-Gjilan më saktësisht në fshatin Mramor, raporton “Zëri.info”.

Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur katër persona nga familja Shala, të fshatit Ponesh të Gjilanit.

LEXO EDHE: Ky është i dyshuari kryesor për aksidentin në Mramor

“Familjes Shala nga Poneshi i Gjilanit, e cila nga aksidenti i djeshëm humbi katër familjarë, i shpreha ngushëllimet më të thella, në emër të Qeverisë dhe tërë popullit të Kosovës. Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe”, ka shkruar Haradinaj në një postim në “Facebook”.

Në këtë aksident ka qenë e përfshirë edhe eskorta e ambasadores së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç. /ZËRI