Burdushi flet nga burgu, tregon si e trajtuan policët

Kronika November 17, 2018 - 12:34
Lexo tjera detaje

Zyrtarë të KMDLNJ, Qendra Rajonale në Prizren, të shtunën kanë vizituar Hysri Peqanin-Burdushin, në Qendrën e ndalimit në Prizren.

Ata kanë biseduar me të rreth trajtimit që policia i ka bërë atij gjatë arrestimit.

Burdushi ka thënë se sjellja e policëve ishte korrekte, dhe se madje ka falënderim për mirësjelljen që ata kishin ndaj tij shprehet ai, shkruan GazetaBlic.

Momentalisht ai ka dy mbrojtës dhe nuk ka asnjë vërejtje lidhur me trajtimin e tij në Qendrën e ndalimit, ku aktualisht gjendet.

Ky është njoftimi i plotë i KMDLN-së

Ai, u arrestua me dt.16.11.2018 në shtëpinë e tij, Rr.’Jeta e re’, p.n. në Prizren rrethë orës 12.00 nga policia e Kosovës. KMDLNJ-së i ka deklaruar se policia ka patur sjellje korrekte me rastin e arrestimit të tij. Po ashtu, në këtë rast policia ka legjitimuar të pranishmit (rreth 30-të vetë) që ishin duke pritur të trajtoheshin nga Burdushi.
Policia gjatë bastisjes (ka bastisur dy shtëpitë e tij) ka marrë me vete materiale si:DVD, incizime tjera, ka konfiskuar kamerat, hard disqe si dhe tri vetura pronë e tij dhe familjes, të markave:Ronger,Audi e Reno’, ka thënë ai.

Gjatë intervistimit ai është njoftuar me të drejtat rreth trajtimit të tij me rastin e mbajtjes 48 orësh në këtë qendër ndalimi.

Ka dy mbrojtës dhe nuk ka asnjë vërejtje lidhur me trajtimin e tij në Qendrën e ndalimit, ku aktualisht gjendet, përkundrazi shpreh falënderimin për trajtimin tejet korrektë nga zyrtarët.

Ai, ka thënë se veprimtaria e tij është legale, mjekësi sociale (85/14), këshillëdhënëse, nga e cila posedon dokumentacionin për trajtimin e secilit që ka kërkuar ndihmë tek ai.