Po grumbullonte hekur neper deponi, ja çfarë ka gjetur një person në Gjilan!

Kronika November 17, 2018 - 10:39
Lexo tjera detaje

Ditën e djeshme një person gjatë grumbullimit të metaleve në deponinë e fshatit Llashticë të Gjilanit, ka hasur në dy granatahedhëse me ç'rast edhe ka njoftuar Policinë e Kosovës.

Sipas PK-së mjetet e dyshuara janë nën sigurimin dhe mbikëqyrjen e Policisë, ndërsa janë identifikuar si raketa hedhëse krahu 'Zolla', përcjell "Zëri.Info".

"Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se derisa po grumbullonte metale në djeponin e fshatit, ka gjetur dhe ka sjellë në stacionin Policor Zhegër, dy granatahedhës me madhësi 80 cm. Mjetet e dyshuara janë nën sigurimin dhe mbikëqyrjen e Policisë. Njësiti i EOD-ës nga FSK-ja, ka identifikuar mjetet e dyshuara, bëhet fjalë për dy raketa hedhes krahu –“Zolla”,të cilat janë  tërhequr në mënyrë të sigurt", thuhet në raport./ZËRI