Vdes personi i katër nga aksidenti i mbrëmshëm në Mramor

Kronika November 17, 2018 - 10:33
DETAJET
Ka vdekur edhe personi i katërt, si pasojë e aksidentit që ndoshi mbrëmë në fshatin Mramor të Prishtinë, ku ishte përfshirë edhe eskorta e ambasadores së Turqisë në Kosovë.
 
Policia ka njoftuar se viktima e katërt ka vdekur mbrëmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
 
“Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka vdekur  njëri vozitës dhe një pasagjere, ndërsa dy pasagjerët, një mashkull dhe një grua  kanë ndërruar vdekur në QKUK’’ thuhet në raportin e policisë.
 
 
Policia tutje ka njoftuar se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë marrë gjashtë persona të tjerë të përfshirë në aksident, katër prej tyre shtetas truq, si dhe dy persona shqiptar.
 
Ambasadoren e Turqisë në Kosovë Kivilcim Kiliç, sipas mjekut kujdestar Avdush Bajgora, u pranua e vetëdijshme në spital ndërsa pati lëndime serioze në brinjë.