Fehmi Ferati tregon shumën marramendëse të parave ia kishte ofruar Burdushi që ta ftonte në emision

Kronika November 17, 2018 - 08:59
Lexo tjera detaje

Hysri Peqani, i njohur si Burdushi ishte arrestuar dje nga policia.

Por gjatë bastisjes brenda shtëpisë së tij ai po dyshohet edhe për dy vepra penale si: Armëmbajtje pa leje dhe ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarive mjekësore.

E pas këtij arrestimi erdhi edhe postimi nga prezantuesi i njohur, Fehmi Ferati ku ai thotë se Burdushi i ka paguar moderatorët për ta stuar në emisione.

Ai këto komente i ka bërë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook dhe më poshtë mund të shihni postimin e tij të plotë:

“Burdushi nëse zbulon sa para i ka dhënë (blerë) moderatorëve që e kishin “ftuar” në emisione për qëllim promovimi…do të çuditeni! Pas një emisioni që e kisha ftuar duke e ironizuar dhe mahitur për kotësinë e tij ekzorciste, e kishte kuptuar më vonë kundërefektin. Pas kësaj mua me ofronte prej 5000€ deri 10.000€ nëse e ftoj në emision me kushtin që pyetjet duhet shtruar sipas kerkeses së tij!