Arrestohet 'Burdushi'

Kronika November 16, 2018 - 13:41
E Fundit

Mjeku popullor, Hysni Peqani, i njohur si Burdushi, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas bastisjes që ka kryer Policia në shtëpinë e tij sot gjatë ditës.

Aty Policia ka gjetur armë, plumba, para, CD, telefona mobilë dhe vula.

LEXO EDHE: Mësohet shuma e parave që i janë gjetur Burdushit

Se në shtëpinë e Burdushit është kryer bastisje e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe prokurori Petrit Kryeziu. Ai tha se momentalisht ndodhen në shtëpinë e Burdushit por përveç konfirmimit se ka filluar bastisja nuk mund të japin më shume detaje.
“Na jemi këtu sapo kemi fillu bastisjen”, tha Kryeziu.

LEXO EDHE: Armë, plumb, para, dokumente… Pamje nga bastisja në shtëpinë e 'Burdushit'

Image

Para pak ditësh Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për mashtrim të një klienti të tij, të cilit, sipas aktakuzës, ia ka marrë 2 mijë euro.