Vajza 16-vjeçare goditet nga vetura afër kazermës 'Adem Jashari'

Kronika November 15, 2018 - 21:04
Lexo Detajet

Para rreth një ore ka ndodhur një aksident në afërsi të kazermës “Adem Jashari”.

Një veturë në lëvizje ka goditur një vajzë këmbësore e lindur në vitin 2002.

Lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësen e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për detajet e aksidentit.

Ajo është shprehur se vajza ka pësuar lëndime trupore dhe njësiti i trafikut ende po merret me rastin.

“Rreth orës 19:18, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes një veture në lëvizje dhe një këmbësori, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja femër (2002), me rastin po mirret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.