Lirohet nga burgu edhe një ish-ushtar i UÇK-së nga familja Geci

Kronika November 15, 2018 - 18:59
Lexo detajet!

Është liruar nga burgu edhe një ish-ushtar i UÇK-së i cili akuzohej për krime lufte. Bëhet fjalë për Sabit Gecit nga Llausha e Skenderajt. Lajmin për lirimin e tij e kanë konfirmuar familjarët, duke theksuar se Geci u mbajt padrejtësisht për rreth gjashtë vite në burg.

“Sot, pas 6 viteve u lirua nga burgu vëllau ynë Sabit GECI i cili padrejtësisht u mbajt në vuajtje te dënimit.Drejtësia edhe pse vonë, prapë triumfoi. Mirë se erdhe në mesin tonë Vëlla”, thuhet në postimin e familjarëve të Sabit Gecit, Arbërit.

Muajin e kaluar janë liruar nga burgu edhe Rrustem dhe Hetem Geci të cilët se bashku më Sabit Gecin ishin shpallur fajtorë për krim të luftës kundër popullatës civile si dhe për vrasjen e dy vëllezërve Berisha më 18 qershor 1999 në Skenderaj./Express

Image