Nisin procedurat për ekstradimin e Gruevskit

Kronika November 15, 2018 - 16:38
Lexo detajet!

Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë ka nisur procedurat për kompletimin e dokumentacionit për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevskit. E para e këtij dikasteri, Renata Deskoska theksoi se të gjitha dokumentet janë duke u përgatitur në gjuhën hungareze, duke shtuar se në të njëjtën kohë në ministri po punohet mbi arsyetimin e kërkesës për ekstradim.

“Dërguam kërkesë deri tek gjyqi me cka kërkojmë që të na i sigurojë të gjitha shkresat e lëndës të përkthyera në gjuhën hungareze. Gjykata për momentin po i përkthen dhe sapo të dorëzohen tek ne, neve do t’i dërgojmë në Hungari. Për momentin në ministri po përgatitet shkresa ku do të theksohen arsyet pse kërkojmë ekstradimin e Gruevskit në Maqedoni. Shpresoj se do të mbarojnë ditëve në vijim dhe se pas njoftimit nga Gjykata do të kërkojmë zyrtarisht ekstradimin” , theksoi Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë.

Duke pasur parasysh afatet procedurale, Deskoska shpreson se autoritetet hungareze procedurës së ekstradimit do t’i përgjigjen në kohë. Ekspertët nga ana tjetër vlerësojnë se tejzgjatja e kërkesës për ekstradim i mundëson dy favore Gruevskit, e para ta realizojë të drejtën e tij për azil politik dhe e dyta të arratiset edhe nga Hungaria më qëllim që të mos ekstradohet. Bashkim Selmani hedh dyshimet se Hungaria mund ta zvarris procedurën.

“Është paraparë afati deri në 60 ditë deri sa të bëhet këmbimi i aktgjykimit, gjurmët e gishtërinjve dhe të tjera. është një procedurë administrative. Këto fakte duhet sigurohen nga shteti amë dhe kjo merr mjaft kohë. Afati është minimal deri në 60 ditë por kjo mund të prolongohet edhe më shumë” u shpreh Bashkim Selmani, Ekspert juridik, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova.

Nga kabineti i kryeministrit hungarez Viktor Orban njoftuan se akomodimi i Gruevskit në Hungari është bërë për arsye sigurie dhe se si bazë për azil do të merren vetëm arsyet juridike të tij, duke hedhur poshtë kështu mundësinë për ekstradim.