Arrestohet zyrtari i Burgut të Dubravës, dyshohet se tentoi t’i ndihmonte të burgosurit

Kronika November 15, 2018 - 16:22
Lexo Detajet

Sektori për Hetimin e Korrupsionit i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës, ka marrë vendim për arrestimin e të dyshuarit M.A, punëtor në zyrën për Lirim me Kusht të Burgut të Dubravës, i cili dyshohet t’i ketë marrë ryshfet një të burgosuri, me qëllim që atij t’i rekomandojë lirimin me kusht, njofton Zyra për Informim e policisë, transmeton zeri.info.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve./ZERI