Lirohen nga burgu dy ish-deputetët

Kronika November 15, 2018 - 15:19
Lexo tjera detaje

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda në Tiranë ka liruar nga burgu dy ish-deputetët Arben Ndoka dhe Arben Çuko, duke i ndryshuar masën e sigurisë në “arrest shtëpie”.

Ish-deputetët u arrestuan në kuadër të operacionit “Volvo 4”. Arben Çuko akuzohet për korrupsion pasiv kur ka qenë drejtor i Burgjeve.

Ndërkohë, Astrit Avdyli i cili bërtiti “Rroftë Partia Socialiste” në sallën e gjyqit u la në burg, raporton Tch.

“Arrest shtëpie” u caktua nga Apeli edhe për Zef Lazrin.