Kanos zyrtaret policor, ja çfarë i kanë gjetur një personi në Pejë

Kronika November 15, 2018 - 10:39
Lexo tjera detaje

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një të dyshuar në fshatin Vitomiricë të Pejës, pas kanosjes që ju ka bërë dy zyrtarëve policor të cilët i kanë gjetur dhe konfiskuar kartëmonedhë 100 dollarësh amerikane për të cilën dyshohet së është e falsifikuar, përcjell "Zëri.Info".

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 "Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili i kishte kanosur dy zyrtarë policorë, të cilët kishin qenë në detyrë. Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar një kaçavidë dhe një kartëmonedhë 100 dollarë amerikanë, e cila dyshohet se është e falsifikuar. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje", thuhet në raport.