Gjashtë perona të lënduar nga aksidenti në Bresje

Kronika November 14, 2018 - 10:47
Lexo detajet!

Si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të martën, 6 persona janë lënduar në fshatin Bresje të Komunës së Fushë Kosovës, njofton Policia e Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave civile, dhe  përpos dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit dhe katër pasagjerë të cilat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit dhe katër pasagjerë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.