Ahmeti: Do të mundohemi të kuptojmë shkakun e zjarrit në parkun e Gërmisë

Kronika November 13, 2018 - 21:27
Lexo tjera detaje

Menjëherë pas një zjarri i cili kaploi parkun e Gërmisë në të cilin u dogjën rreth 50 ari, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se ai zjarr është lokalizuar tërësisht.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se lidhur me shkakun e këtij zjarri do të insistojë që të gjej shkaktarin kryesor.

“Zjarri në parkun e Gërmisë është lokalizuar. Falënderojmë zjarrfikësit dhe punëtorët e Hortikulturës dhe drejtorive përkatëse në Komunë për veprimin e shpejtë. Do të mundohemi të kuptojmë shkakun e zjarrit në parkun tonë”, ka shkruar Ahmeti.