Flet 19-vjeçari që u akuzua se tentoi ta përdhunojë një 11-vjeçare

Kronika November 13, 2018 - 20:56
Lexo detajet!

Një 11 vjeçare nga Shtimja akuzon një 19-vjeçar se tentoi ta përdhunonte. Por ndryshe thotë ai.

Vajza e cila thotë se për pak sa nuk u dhunua seksualisht, duket të ketë mbetur e traumatizuar dhe nuk është në gjendje të shkojë as në shkollë e madje as të dal nga shtëpia nga frika.

Tani, disa detaje të reja kanë dal në lidhje me këtë.

I akuzuari për tentim-dhunim, i cili është liruar pak pasi u arrestua, mohon të jetë përpjekur ta dhunojë 11-vjeçaren.

Ai thotë se vajza ka hyrë në veturën e tij me dëshirën e saj, mirëpo pastaj është bërë histerike prej frikës nga babai që, sipas tij, kishte bërë që ajo të dëshironte të largohej për në shtëpi.

Mirëpo, i akuzuari 19-vjeçar pranon se në ato momente kishte përdorur substanca narkotike.

‘Po kemi përdorur lëndë narkotike’, tha ai për Klan Kosovën