Lëkundje të fuqishme në Mal të Zi, epiqendra në Ulqin

Kronika November 13, 2018 - 15:20
Lexo detajet!


Epiqendra e tij ka qenë në Malin e Zi, në qytetin e Ulqinit.

Një tërmet i fuqishëm ka shkundur qytetin e Shkodrës vetëm disa minuta më parë.

Sipas News 24 epiqendra e tij ka qenë në Malin e Zi, në qytetin e Ulqinit, dhe tërmeti ishte me magnitudë 5 ballë.

Fillimisht nuk raportohen dëme, por burime për Blitz.al shprehen se banorët kanë lënë shtëpitë e tyre për shkak të panikut.

Tërmeti është ndjerë në Pukë, Lezhe dhe në disa qytete të tjera të veriut.

Nderkohë që një natë më disa lëkundje të tjera janë ndjerë ne Malesine e Madhe.