OVL e UÇK-së sqarojnë pse kërkuan amnisti për veteranët e rrejshëm

Kronika November 13, 2018 - 13:02
Lexo Detajet

Është çështja për të cilën më së shumti flitet në Kosovës. Listat e fryra të veteranëve të luftës.

Me këto lista po dëmtohet imazhi i UÇK-së, por po vazhdon të dëmtohet edhe buxheti i Kosovës. Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj tregon se po kërkojnë që të bëhet riverifikimi i veteranëve, në këtë mënyrë të largohen të gjitha dilemat.Temën me veteranë Haradinaj e quan më shumë politike dhe si mjet për të sulmuar veteranët dhe UÇK-në.Por, nuk janë këto kërkesat e vetme. Haradinaj  ka sqaruar se çfarë kanë dashur të thonë me fjalën amnisti, kur kanë kërkuar një gjë të tillë.

Sipas tij, për këtë situatë, fajtor është edhe vet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që ka lejuar që “veteranët e rrejshëm” të përfitojnë nga ky status.

Javë më parë, veteranët e rajonit të Dukagjinit kishin protestuar para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, në mbrojtje të vlerave të luftës dhe dinjitetit të luftëtarëve të UÇK-së, ku kishin paralajmëruar se nëse nuk do të plotësohen kërkesat e tyre, do të organizojnë protesta jopaqësore.Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur e madje nuk ka pasur as përkrahje nga organizata e veteranëve në qendër.Në lidhje me atë se a janë të gatshme institucionet e vendit që të riveferifikojnë këto lista, ai tha se përderisa institucionet shtetërore kanë miratuar këto ligje, të njëjtat duhet edhe t’i zbatojnë.

Haradinaj temën e veteranëve më shumë e quan politike. Siç tha ai, kjo më shumë po bëhet për zhvendosjen e vëmendjes së qytetarëve. Veteranët thotë se janë pikë sulmuese, e me këtë po fyhen dhe ofendohen edhe veteranët e vërtetë.

Ka theksuar se si organizatë kanë bërë kërkesë për një takim me kryeministrin, por që ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.