Aksident në Mitrovicë, lëndohet një 17-vjeçar

Kronika November 12, 2018 - 16:46
Lexo Detajet

Një 17 vjeçar ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku te “Ura e Gjakut” në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

“Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 14:00 te “Ura e Gjakut”. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë taksi”, tha Pllana.

Ajo shtoi se 17 vjeçari është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

“Sipas mjekut kujdestar viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Pllana.