E shfrytëzuan pronën dhe kanosën pronarët, 15 ditë paraburgim

Kronika November 12, 2018 - 16:14
Lexo Detajet

Gjykata Themelore në Gjilan, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit dy personave.

Gjykata Themelore në Gjilan, përkatësisht dega në Viti ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 15 ditësh të pandehurve V. Z. dhe M. Z.

Të pandehurit dyshohet se në vazhdimësi kanë shfrytëzuar pronën dhe kanë kanosur pronarët e saj.

“Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale kanosje nga neni 185 paragrafi 1të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Gjyqtarja pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet për caktimin e masës së paraburgimit, pasi të njëjtit po të gjendeshin në liri do të përsëritnin veprën.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.