Shpend Ahmeti e jep një premtim të madh pas aksidenteve të sotme

Kronika November 11, 2018 - 18:08
Lexo Detajet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas aksidenteve të sotme që kanë ndodhur në komunikacionin e Prishtinës.

Ahmeti ka deklaruar se gjatë javës do të takohet me Policinë për të kërkuar shtimin e patrullimit të Policisë deri në krijimin e Policisë së Kryeqytetit.

"Dy aksidente sot në Prishtinë ku shtyllat antiparking parandalojnë ndonjë tragjedi më të madhe. Gjatë javës do të takohem me Policinë për të kërkuar shtimin e patrullimit deri në krijimin e Policisë së Kryeqytetit", ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Kujtojmë se në maj të këtij viti ishte miratuar ligji për kryeqytetin i cili parashihte edhe krijimin e policisë komunale, por një gjë e tillë ka mbetur vetëm në letër./ZERI