Aksident në Komoran, vdes motoçiklisti

Kronika November 11, 2018 - 15:50
Detajet

Një motoçiklist ka vdekur si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Komoran- Drenas.

Togeri Nazmi Zogaj e ka konfirmuar lajmin për KALLXO.com duke shtuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:15.

“Një aksident ka ndodhur rreth orës 14:15, në rrugën rajonale Komoran- Drenas saktësisht në fshatin Zabel i Ulët. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka vdekur.  Vdekjen e tij e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar”, tha Zogaj