Shqiptari bie nga kati i tretë gjatë vjedhjes

Kronika November 11, 2018 - 11:40
Detajet

Një i ri shqiptar ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në Itali në tentativë për të grabitur.

Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. “Lastampa” shkruan se gjendja e tij është shumë e rëndë.

Siç raportojnë mediet italiane bëhet fjalë për një hajdut me iniciale R.M., 23-vjeç, i cili ra nga ballkoni në përpjekje për t’u larguar me një bashkëpunëtor pas një tentative vjedhje në një apartament në Fogazzaro në Loano të Italisë mbrëmjen e shkuar rreth orës 20:00.

Gjendja e tij është e dëshpëruar, shkruan gazeta, ndërsa bashkëpunëtori është larguar dhe ka humbur gjurmët. Karabinierët kanë nisur hetimet rreth rasti.