Rrëfimi i kosovarit para Gjykatës së Zvicrës: Si hyri ilegalisht për t’ia uruar djalit ditëlindjën

Kronika November 10, 2018 - 13:09
Lexo tjera detaje

Pasi një kosovar 35-vjeçar ishte dëbuar nga Zvicra dhe atij i ishte ndaluar çdo hyrje në vend, ai sërish është kthyer. Kësaj here jo nga pakujdesia, por vetëm ka dashur t`ia urojë djalit të tij ditëlindjen, shkruan “Limmattaler Zeitung”.

Historia e kosovarit 35-vjeçar, i cili të mërkurën është paraqitur para Gjykatës rajonale në Dietikon, ka filluar me rrëfimin e tij se në Zvicër kishte ardhur që në moshën gjashtëvjeçare, në kuadër të bashkimit familjar. Babai i tij jetonte dhe punonte për më shumë se dhjetë vite në Zvicër.

Djali përfundoi një kurs gjerman, vijoi mësimet në klasën e tretë të shkollës fillore dhe dukej i integruar mirë në komunitetin e tij të banimit, në Rontal. Kosovari i ri luajti në një klub futbolli, disa vite më vonë u angazhua si anëtar i njësisë zjarrfikëse lokale dhe është vlerësuar nga punëdhënësi i tij.

Por, pastaj papritmas hasi në miq të gabuar përreth, siç i tha ai të mërkurën gjykatësit individual, Bruno Amacker. Dhe me këtë rreth të ri miqsh, kosovari mori rrugën e gabuar. Një aksident me makinë dhe një lëndim trupor i pakujdesshëm janë vetëm disa nga deliktet e tij, informon Albinfo.ch.

Në vitin 2014, Zyra e Migracionit e Kantonit të Lucernit ia tërhoqi lejeqëndrimin. Përpos kësaj, Zyra Federale për Migracion ia shqiptoi një ndalesë në territorin e Zvicrës, duke filluar prej 25 shkurt 2014, e deri më 24 shkurt 2019. Kosovari, është dashur të kthehet në Kosovë. Dy djemtë e tij, më i madhi i lindur në vitin 2010, qëndruan me ish-gruan e tij në Zvicër.

Në Kosovë, ai iu bashkua xhaxhait, por puna nuk shkoi si duhet. Fillimisht punoi në një qendër telefonimi (call center) të ofruesit zviceran Sunrise dhe më vonë si punëtor skelesh, por gjithmonë me ndjenjën se është në vend të huaj, ku e shqetësonin korrupsioni dhe të drejtat e pakta të punës.