Prishtinë: Arrestohen tre persona pas përleshjes që i bëri për spital!

Kronika November 10, 2018 - 10:15
Lexo tjera detaje

Policia e Kosovës dje ka arrestuar tre persona si të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë pasur një mosmarrëveshje e cila i dergoi drejt përleshjës.

Sipas PK-së, njëri prej tyre është sulmuar me thikë, ku si pasojë ka marrë lendime trupore, përcjell "Zëri.Info".

"Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar (dy nga ta të mitur) pasi të njëjtit pas një zënke verbale që kishin pasur me viktimën mashkull K-Shqiptar e kishin sulmuar fizikisht atë duke e goditur me një mjet të mbrehtë (thikë). Si pasoj e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmëni mjekësorë në QKUK. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt", thuhet në raportin e PK-së./ZËRI