Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasje

Kronika November 09, 2018 - 16:09
Lexo detajet!

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “tentim vrasje” dhe “arratisje e personit të privuar nga liria. Të dyshuarit ishin në kërkim për një vrasje të ndodhur javë më parë në qytetin e Vushtrrisë bën të ditur policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

“Në orët e mesditës së sotme Policia në Vushtrri ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy persona të dyshuar për veprat penale ‘tentim vrasje’ dhe ‘arratisje e personit të privuar nga liria’.   Arrestimi i të dyshuarve është bërë pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar, ku fillimisht tek i dyshuari L. B., 18 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me pesë fishekë. I njëjti ishte në kërkim nga Policia si i dyshuar për veprën penale ‘tentim vrasje’ e ndodhur javë më parë në Mitrovicë.  ”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE: Një nxënës theret me thikë në afërsi të shkollës në 'Lakrishtë' të Prishtinës

Policia po ashtu bën të ditur që ndaj të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit për 24 orë.

“I arrestuari tjetër L. L., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan, ishte person i shpallur në kërkim. I dyshuari iu është dorëzuar Njësisë së Hetimeve Rajonale të Prishtinës. Ndërsa ndaj të dyshuarit L. B., pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë”, thuhet tutje atu. /zëri