Pamje kur aksidentohet një nxënëse në Besi të Prishtinës

Kronika November 09, 2018 - 12:11
Lexo detajet!

Një vajzë rreth moshës 12-vjeçare mëngjesin e sotëm është goditur nga një makine konkretisht nga pasqyra, në afërsi të shkollës së fshatit Besi në Prishtinë.

Vajza fillimisht është kontrolluar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Besi dhe më pas është dërguar në QKUK.

Klan Kosova ka siguruar pamje të aksidentit dhe mëson se vajza është jashtë rrezikut për jetë.

Po ashtu, shkaktari i aksidentit është intervistuar nga Policia dhe është liruar me procedurë të rregullt.