Konfirmohet skandali nė QKUK: Gruaja lindi nė korridor tė Gjinekologjisė

Konfirmohet skandali nė QKUK: Gruaja lindi nė korridor tė Gjinekologjisė

SHPËRNDARJE

05 Mars 2015 • 11:14 •

Një grua ka lindur në korridor në Klinikës së Gjinekologjisë. Kjo është konfirmuar nga lohona Sabile Krasniqi.

Ajo ka treguar se fëmija i ka rënë në “saballuk” e jo në dysheme të Gjinekologjisë.

Image

 

Pas kësaj, QKUK e ka lëshuar një deklaratë, me të cilin është munduar të fshehë këtë skandal.

Lexojeni te plote reagimin e QKUK

Kolegjiumi i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, shpreh indinjatë të thellë në lidhje me shpifjen e portalit indeksonline për informatën e plasuar mbrëmë, kinse një doktorit i paska rënë foshnja e porsalindur nga duart në këtë klinikë.

Kolegjiumi njofton mediet dhe opinionin e gjerë se informatat e tilla janë të pavërteta, shpifje dhe për këtë do të bashkëngjisim edhe dëshmitë, përfshirë foton e nënës me foshnjën e shëndoshë, poashtu deklaratën e pacientes së shtrirë.

Kolegjiumi sqaron se pacientja S.K, është pranuar në klinikë me datën 14.02.2015, në javën 38- të shtatzënësisë dhe është monitoruar në vazhdimësi në repart.
Pacientja mbrëmë rreth orës 18:00, nga reparti është shoqëruar për në sallë të lindjes, me ç’rast konstatohet se ajo është në aktivitet të lindjes, gjatë kësaj periudhe është bërë monitorimi i saj nga personeli mjekësorë përfshirë CTG.

Gjatë transferimit të pacientes nga dhoma e monitorimit për në dhomë të lindjes ajo është përcjellur nga mamia përgjegjëse në hapësirat e sallës së lindjes.


Lindja është kryer në mënyrë normale, përderisa specialisti i neonatologjisë pas kontrollit të foshnjës ka konstatuat se foshnja është plotësisht vitale.


Pra, foshnja dhe nëna gëzojnë shëndet të mirë falë përkushtimit dhe angazhimit të stafit shëndetësorë të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike.

Mediet e interesuara, mund të vizitojnë nënën dhe foshnjën e shtrirë në klinikë.

Kërkojmë nga mediet e shkruara dhe elektronike që para botimit të informatave të konsultojnë burimin zyrtar të informacionit, e jo të shpifin si në rastin e indeksonline. 
Klinika do të ndjek të gjitha procedurat ligjore ndaj portalit indeksonline për këtë shpifje.

Image