Kronika

Dy të arrestuar për grabitje të armatosur në Gjakovë

Dy të arrestuar për grabitje të armatosur në Gjakovë
08 nëntor 2018 • 15 : 30

Lexo detajet!

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar dy persona nën dyshimin se të njëjtët kanë kryer veprat penale, grabitje të armatosur dhe posedim të armëve pa leje, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Me datën 27.11.2018, të pandehurit A. A., nga fshati Krelan, Komuna e Gjakovës dhe Sh.Ll nga fshati Kerstovc nga Komuna e Pejës, kanë shkuar të maskuar dhe të pajisur me armë zjarri, në një pompë të derivative në fshatin Krelan, duke i detyruar nën kërcënim të armëve të dëmtuarit Sh.S., dhe R.S., punëtorë në atë pompë dhe kanë arritur të marrin të holla 300 euro si dhe rreth 100 boksa cigare të llojeve të ndryshme. Të dyshuarit A.A., dhe Sh,Ll., janë arratisur nga vendi i ngjarjes deri sa të njëjtit janë arrestuar nga ana e Policisë me datë 07.11.2018”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu të pandehurit A.A., pas bastisjes së shtëpisë nga ana e Policisë i janë gjetur armë të llojeve të ndryshme të poseduara në mënyrë të jashtëligjshme.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me datë 08.11.2018, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

© zëri.info