I burgosuri në Dyz krijoi 'armë' nga bonbonet “Negro”

Kronika November 08, 2018 - 13:44
Lexo tjera detaje
Image

Vetmia brenda dhomës së burgut dhe koha e lirë që kanë brenda i shtyn të burgosurit të bëjnë eksperimente të ndryshme, që në përditshmëri duken të çuditshme dhe të paarritshme.

Një i burgosur, i cili ka kohë që vuan dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz ka arritur të krijojë një  “armë” me bombona “Negro”  të përzier me kafe, raporton “Zëri.info”.

“Zëri.info” ka siguruar fotografinë në të cilët shihet arma e improvizuar.

Ky i burgosur ka kohë që vuan dënimin për grabitje të shumta që janë bërë në Prishtinë, dhe “arma” që ai kishte arritur ta krijonte ka pamjen dhe peshën reale  të armës së vërtetë.

Qëllimi i këtij të burgosuri që vjen nga lagja “Kodra e Trimave” në Prishtinë  sipas burimeve të “Zëri.info” ishte dorëzimi i oficerit korrektues me pretendimin se arma ishte e vërtetë me qëllim të arratisjes së tij nga burgu.

Ky improvizim i armës ishte arritur të bëhej brenda një ditë gjatë muajit qershor të këtij viti, mirëpo para se të arrinte në përfundim të këtij “projekti”, ajo ishte zbuluar dhe konfiskuar nga oficerët korrektues. /Zëri

Image

Image

Image