Policia e Kosovës kontrollon një shtëpi të pabanuar, lë pa tekst çfarë kanë gjetur brenda!

Kronika November 08, 2018 - 10:29
Lexo tjera detaje

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka bërë kontrollë në një shtëpi të pabanuar në fshatin Korminjan i Ulët të Kaqanikut, ka gjetur armë, granata dore, gazlotsjellës, radiolidhje etj...

Sipas PK-së ky rast është nën hetime ndërsa nuk ka asnjë të arrestuar, përcjell "Zëri.Info".

"Gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar pronë e të dyshuarit mashkull K/Serb, janë gjetur dhe konfiskuar: 2 armë gjysmë automatike, 2 AK-47, 4 granata dore, 1 gaz lotsjellës, 6 karikatorë, 142 copë fishekë, 2 radiolidhje dhe 100 copë banderola të Ministrisë së Shëndetësisë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti nën hetime", thuhet në raport./ZËRI