Të shtëna armësh ndaj ‘Tarkanit’, policia jep detajet e fundit

Kronika November 02, 2018 - 23:13
Lexo tjera detaje
Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 20:00  janë dëgjuar të shtëna armësh në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Vicianum” të lagjes “Arbëria”.
 
Zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi ka konfirmuar rastin për “Indeksonline”. Ai ka thënë se aktualisht autoritetet e sigurisë janë duke e hetuar rastin.
 
“…Po ka pasur të shtëna me armë zjarri rreth orës 20:00.  Për momentin policia është duke e hetuar rastin dhe më vonë na dërgojnë me shkrim për detajet tjera. Deri në këtë kohë, nuk është identifku asnjë i dyshuar dhe po ashtu nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.
 
Ndryshe, Indeksonline  raportoi pak më parë se cak i këtij sulmi ishte zyrtari policor Avni Berisha i njohur në publik si ‘Tarkani’. Gjendja shëndetësore  e këtij të fundit mësohet të jetë e mirë.