Të shtëna me armë në Prishtinë

Kronika November 02, 2018 - 22:56
Lexo tjera detaje

Të shtëna armësh janë dëgjuar rreth orës 20:00 lagjen Arbëria në Prishtinë.

Rreth orës 20:00  janë dëgjuar të shtëna armësh në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Vicianum” të lagjes “Arbëria”.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i PK-së Baki Kelani.

Ai ka thënë se aktualisht autoritetet e sigurisë janë duke e hetuar rastin.

“Mund të konfirmojmë se ka pasur të shtëna me armë zjarri rreth orës 20:00. Njësitet Policore kanë dalur në venin e ngjarjes dhe janë duke u marr me rastin”, ka thënë Kelani për lajmi.net.