Humb jetën e aksidentuara e dytë në rrugën 'B

Kronika November 02, 2018 - 19:50
Lexo edhe

 

Sot rreth orës 17:30 ka ndërruar jetë edhe e aksidentuara e dytë në rrugën “B”, në Prishtinë. Lajmin për “Zërin”, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, raporton “zëri.info”.

 “Rreth orës 17:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK se ka ndërruar jetë viktima e dytë F.R, 23 vjeçare, Bëhet fjalë për këmbësoren e cila iu aksidentuar me datë 22 tetor në rrugën “B” në Prishtinë”, tha Ahmeti.

E aksidentuara e parë L.A, 30 vjeçare kishte vdekur rreth orës 22:10 në ditën  kur kishte ndodhur aksidenti. /zëri