Pasi që i vjedh para dhe dokumentacione personale një serbi, arrestohet shqiptari

Kronika November 01, 2018 - 15:32
Lexo detajet

Një person është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt pasi që i njëjti dyshohet se ka vjedhur çantën e krahut të një personi të komunitetit serb e ku në të kishte para të gatshme dhe dokumentacion personal, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

LEXO EDHE: Rrahen vajzat në një shkollë të mesme në Obiliq

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Rr. “Mbreti Petar”, Mitrovicë 20.10.2018-12:20. Pas një pune operative zhvilluar nga Policia, është arrestuar i dyshuari recidivist mashkull K/Shqiptar, i cili me datën e lartshënuar nga ankuesi mashkull K/serb, kishte vjedhur nga çanta e krahut para të gatshme në vlerë 20 euro, 600 dinarë serbë, si dhe dokumentacionin personal. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohet kurse rasti mbetet në procedurë të rregullt. /ZËRI