Kreu grabitjen në Podujevë, ja çfarë bëri i dyshuari pasi u arrestua

Kronika October 23, 2018 - 15:50
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Policia e rajonit të Podujevës ka arrestuar sot një person të dyshuar i cili më datë 20.10.2018 nën kërcënimin e armës së ftohtë ka kryer një grabitje në një mini-market në fshatin Shtedim të komunës së Podujevës, raporton “Zëri.info”.

Rastin për “Zëri.info” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Podujevës, Antigona Çitaku, e cila po ashtu ka njoftuar se personi i arrestuar e ka pranuar veprën e kryer.

“Policia e Kosovës, e ka identifikuar personin si dhe ka bërë arrestimin e tij gjatë ditës së sotme i cili edhe e ka pranuar veprën e kryer. Tani Njësia e Hetimeve janë duke e trajtuar rastin në bashkëpuni8m me Prokurorin”, ka njoftuar Çitaku. /ZERI