Detajet e fundit për aksidentin në rrugën “B”, i dyshuar një 20-vjeçar

Kronika October 23, 2018 - 10:51
Lajmet e fundit nga vendi

Policia e Kosovës ka  dhënë detaje shtesë për aksidentin e djeshëm tek rruga "B”, në Prishtinë ku si pasojë e goditjes nga vetura, mbeti e vdekur një 30 vjeçare.

Sipas policisë, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet e tipit BMW dhe dy këmbësore.

LEXO EDHE: Kjo është 30-vjeçarja që ka ndërruar jetë dje në rrugën B

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësoret:

> F.R, femër 23 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës dhe

> L.A, femër 30 vjeç shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Ngasësi i automjetit BMW, L. M, mashkull 20 vjeç, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.

Trupi i viktimës L. A. është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.