Njëra nga dy femrat e aksidentuara në ‘Rrugën B’, ndërron jetë

Kronika October 22, 2018 - 23:17
Lexo tjera detaje

Sot në Rrugën B në Prishtinë dy femra janë goditur nga një veturë, ku si pasojë e plagëve të marra njëra nga to ka ndërruar jetë.

Viktima është e moshës 30 vjeçare dhe ishte duke marrë tretman në QKUK.

Konfirmimin për vdekjen e saj për Indeksonline e ka dhënë Milaim Fejzullahu, Komandant i Policisë së Trafikut të Prishtinës.

Ai ka thënë se trupi i pajetë i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndryshe, e lënduara tjetër po vazhdon të kurohet në QKUK dhe po e njëjta  është në gjendje të rëndë.