Policia jep detaje në lidhje me aksidentin në 'Rrugën B'

Kronika October 22, 2018 - 16:42
Lexo tjera detaje

Si pasojë e aksidentit që ka ndodhur minuta më parë në "Rrugën B", janë lënduar rëndë dy këmbësore.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti, për "Zërin", ka thënë se aksidenti ka ndodhur në mes një makine dhe dy këmbësoreve të cilat kanë pësuar lëndime trupore ndërsa tani ndodhen për tretman mjekësor në QKUK, shkruan "Zëri.Info".

" Rreth orës 16 në rrugën  B ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe dy këmbësoreve, si pasojë e aksidentit dy këmbësore kanë pësuar lëndime trupore të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, me rastin po merret njësiti Policor", ka thënë Flora Ahmeti.