Lumezi: Mos ndëshkimi i krimit krijon mundësi për përsëritjen e tij

Kronika October 22, 2018 - 11:03
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Askush që përdorë dhunë në familje nuk do të tolerohet, pa marrë parasysh pozitën e tij. Kështu bëri të ditur kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi në hapjen e ”Java për të drejtat e viktimave të krimit”, moto e së cilës është “ Drejtësi për viktimat, ndëshkim për kryesit”, raporton "Zëri.info". 

Kryeprokurori Lumezi bëri të ditur se është një numër i konsiderueshëm i viktimave të krimit, të cilave u është kompensuar dëmi nga buxheti i Kosovës.

Ai, kërkoi nga zyrtarët kompetent të cilët merren me mbrojtjen e viktimave të krimit dhe ndjekësve të këtyre krimeve që të bëjnë më shumë në parandalimin e dhunës dhe krimit në familje.

“Ne në punën tonë kemi arritur të përcjellim mesazhin e qartë se askush nuk do të shpëtoj nga ndjekja penale pa marrë parasysh pozitën e tij. Duhet të rritet efikasiteti në ndjekjen e kryesve të dhunës në familje. Zyrtarët të cilët shërbejnë në zyrën për mbrojtjen e viktimave duhet të kenë rol më të madh në mbrojtjen e tyre, ta bëjnë lajmërimin me kohë. Reagimet e ngadalshme dhe mos ndëshkimi mund të krijoj mundësi për përsëritjen e krimit”, ka tha Lumezi.

Ai bëri të ditur se të gjithë prokurorët e shtetit do të ushtrojnë të drejtat e tyre për mbrojtjen e viktimave të krimit dhe ndjekjen e kryesve të këtyre veprave. /ZERI