OVL e UÇK-së: Sylemjan Selimi dhe Jahir Demaku po mbahen në burg pa bazë ligjore

Kronika October 22, 2018 - 10:59
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në rastin Drenica 1 dhe Drenica 2, nuk ka asnjë bazë juridike që Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku të mbahen në burg, transmeton "Zëri.info". 

“Për shumë vite pas luftës, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në kumtesën e OVL-së.

Sipas OVL-UÇK, drejtësia ndërkombëtare vetëm ka përndjekur luftëtarët e UÇK-së.

“Gjatë gjithë gjykimit ndaj tyre, janë bërë padrejtësi, dhe po të kishim gjyqësi të mirëfilltë, duhet të ndiqeshin penalisht të gjithë ata që pa asnjë bazë juridike po i  mbajnë në burg bashkëluftëtarët tanë. Me këto veprime po dëshmohet edhe njëherë, si shumë herë të tjera, se drejtësia ndërkombëtare vetëm ka përndjekur luftëtarët e UÇK-së”.