Arrestohet bosi shqiptar i drogës

Kronika October 21, 2018 - 21:13
Lexo lajmet e fundit nga vendi!
Policia shqiptare ka arrestuar këtë të diele njërin ndër personat e njohur në botën e trafikut të drogës.

Fjala është për bosin Flamur Avdyli, i cili është vënë në pranga në Shijak.

Avdyli është një emër i njohur në Shqipëri, pasi është pronar i disa bizneseve në vend, përfshi dhe një hotel luksoz në Durrës. Në pranga janë vënë edhe dy vëllezërit e tij

Arrestimi i Avdylit është bërë pas një operacioni të FNSH dhe RENEA-s shqiptare. Flamur Avdyli është emigrant prej vitesh në Gjermani.

Policia ende nuk ka dhënë detaje zyrtare në lidhje me arrestimin. Kujtojmë që këtë të diele në pranga u vunë dy ish deputetë të PS-së, Arben Çuko dhe Arben Ndoka. /TCH/